Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për këtë të enjte

August 24, 2023
1 minut lexim

Edhe për kete te enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti, sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut do të jenë me intenistet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 35°C, në zonat e ulëta 16 deri 39°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 38°C

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

Story i radhës

I nxehti përvëlues pushton këtë vend, bashkia bën gjestin human ndaj qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë