temperatura ne minus kudo mbi zero vetem ne demir kapi dhe gjevgjeli 67b5989889370

Temperatura në minus kudo, mbi zero vetëm në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

February 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 shkurt – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -12 gradë, -9 është në Hanet e Mavrovës, -8 në Krushevë, -6 në Berovë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Prilep, -3 në Shtip dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Ohër dhe Manastir, -1 në Shkup, 0 në Veles, Kavadar, Strumicë, ndërsa mbi zero është vetëm në Demir Kapi me 1 dhe në Gjevgjeli 2 gradë, njoftoi DPHM.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 32 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës është shtatë centimetra.

Moti sot në mëngjes është i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare më e madhe në pjesën perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore, në disa vende përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 8 gradë.

Në Shkup në mëngjes kryesisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave dhe veçanërisht në vendet më të larta erë e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ti nuk je problemi 67b593e7aed5b
Story i mëparshëm

Ti nuk je problemi

edi rama i shkruan albin kurtit 67b5a6e69108b
Story i radhës

Edi Rama i shkruan Albin Kurtit

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë