Temperatura deri në 40C paralajmërohen javën e ardhshme në Kosovë

July 21, 2023
1 minut lexim

Ditëve të fundit sipas modeleve parashikuese, për fillim të javës së ardhshme, të nxehtit ekstrem pritet të arrijë kulminacionin mbi vendin tonë.

Siç njofton Prishtina Weather, temperatura deri në 39C e 40C mund të regjistrohen në pjesë të vendit, ditën e martë apo të mërkurë.

Lokalisht temperaturat mund të jenë edhe më të larta, duke sfiduar rekordet e mëhershme të regjistruara më 24 korrik në aeroportin e Prishtinës prej 40.6C, dhe në Prizren më 25 korrik të vitit 1988, prej 40.8C.

“Në ditët e ardhshme parashikimet më të fundit edhe mund të sjellin më shumë informata se sa të besueshme janë këto burime nga modele kompjuterike. Pas kësaj periudhe, në pjesën e dytë të javës vijuese, temperaturat pësojnë një rënie, mirëpo mbesin ende në vlera mbi 30C”, bëhet e ditur në njoftim.

Në Kosovë gjatë javëve të fundit, vazhdimisht është apeluar për kujdes të shtuar si pasojë e temperaturave të larta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 1 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë

Story i radhës

“Nevojitet konsensusi i të gjitha shteteve anëtare”, sanksionet kundër Dodikut, mision i (pa)mundur i BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë