Temperatura deri në 39 gradë Celsius, por në pjesën e dytë të ditës parashikohet…

Pjesa e parë e ditës do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen duke u shfaqur edhe në zonën e ulët, por në zonat malore veriore do të krijojnë mundësi për shira të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flet sekretari i AKR-së/ Serbia nuk do të mund të integrohet në BE pa njohje të Kosovës – ka një thirrje për pozitën dhe opozitën!

Story i radhës

Xi Jinping: Nuk ka nevojë të ndryshohet sistemi qeverisës i Hong Kongut

Të fundit nga