tema dhe teksti i ri i microsoft office vjen ne shtator 64da5db5ab02c

Tema dhe teksti i ri i Microsoft Office vjen në Shtator

August 14, 2023
1 minut lexim

Microsoft aktualisht po teston një temë të re për Office që do të debutojë për të gjithë përdoruesit e Microsoft 365 muajin e ardhshëm. Microsoft thotë se tema e re do të rifreskohet me tekstin e ri Aptos, me një paletë të re ngjyrash, stilesh dhe trashësi të vijave.

Aptos, teksti i ri për aplikacionet Word, Outlook, PowerPoint, dhe Excel, do të zëvendësojë tekstin Calibri muajin e ardhshëm pas 15 vitesh.

Ndryshimi i tekstit do të kombinohet me ndryshime të stilit kryesor dhe paletës së ngjyrave përdorur në dokumente.

Office theme 1536x460

Ndryshimi më i madh në paletën e ngjyrave është se ngjyra e verdhë është hequr dhe zëvendësuar me jeshile të errët dhe ngjyra blu e lehtë zëvendësuar me një ngjyrë kafe të fortë.

Një gjë e tillë do të sillte më shumë kontrast me formave dhe vijave të cilat janë të disponueshme në dokumentet Office. Stili kryesor në Word dhe Outlook do të rifreskohet gjithashtu për ta bërë më të lehtë navigimin, leximin dhe të paraqitet më profesional.

Microsoft filloi testimin e ndryshimeve në fjalë për testuesit e Microsoft 365 në Korrik ndërsa kompania tani thotë se janë të gatshëm ta ofrojnë për më shumë përdorues në Shtator. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

grubi fton rinine aplikoni per pune tek bechtel enka per korridorin 8 dhe 10 d 64da5a73acc1e
Story i mëparshëm

Grubi fton rininë: Aplikoni për punë tek Bechtel – Enka për korridorin 8 dhe 10-D

rusia pretendon se ka interceptuar avion norvegjez 64da5e2d84293
Story i radhës

Rusia pretendon se ka interceptuar avion norvegjez

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë