Televizori më i madh ndonjëherë, Sony PVM-4300 me “shpinë” peshonte 200 kilogramë

1 minut lexim

Sony PVM-4300 besohet se ishte televizori më i madh me një tub me rreze katodike dhe u krijua në 1989.

Sony deklaroi në reklama se brenda televizorit ishte një tub 43 inç dhe peshonte 200 kilogramë.

Kjo pajisje nuk mund të futej në një derë standarde – edhe pse nga ana tjetër, kush do ta dëshironte një monstruozitet të tillë në dhomën e ndenjes?

Kushtonte 40 mijë dollarë, pa zbritje, dhe duhej të paguhej ekstra për altoparlantët.

Faqja e internetit Boing Boing, e cila ka shkruar për këtë televizor, nuk ka specifikuar se sa janë shitur.

Nëse nuk ju duket i madh, imagjinoni se si ishte kur dikush u përpoq ta lëvizte këtë televizor.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

E rëndë në Majën e Jezercës/ Turistja bie në greminë, e pamundur nxjerrja e saj nga miqtë, niset grupi i kërkim-shpëtimit

Story i radhës

Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Të fundit nga