Artistët britanikë Fatboy Slim dhe Craig David janë ndër yjet e muzikës që do të marrin pjesë në një emision bamirësie në gjuhën angleze për Ukrainën që organizohet të dielën nga kanali shtetëror polak TVP..
Programi “Save Ukraine #StopWar”, i cili do të përfshijë gjithashtu legjendën e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko, do të transmetohet në më shumë se 20 vende, tha TVP Ëorld në një deklaratë.
Shfaqja dy-orëshe do të fillojë në orën 15:30 sipas ores locale.
“Do të mblidhen para për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.