Televizioni shtetëror rus “Russia Today” gjen strehë në Serbi pasi u ndalua në Bashkimin Evropian

July 14, 2022
1 minut lexim

Televizioni shtetëror rus “Russia Today” do të hap zyre përfaqësuese në Serbia, lajmëruan mediat serbe.

“Russia Today”, është ndaluar të operojë në Bashkimin Evropian për arsye “të nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë”.

Hapjen e këtij kanali në Serbi e kanë konfirmuar për mediat serbe rrjeti më i madh propagandastik rus “Sputnik”.

“Po ashtu është. Ajo nuk do të fillojë të punojë tani në Serbi, por është duke u përgatitur”, thotë ajo.

Këshilli i BE-së vendosi që në mars të pezullojë shpërndarjen e mediave shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë BE-në.

Sanksionet mbulojnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe shpërndarjes, siç janë kabllot, satelitët, IPTV, platformat, faqet e internetit dhe aplikacionet dhe pezullohen të gjitha licencat, autorizimet dhe marrëveshjet përkatëse për shpërndarjen, tha Këshilli i BE-së.

Në Bruksel, vlerësuan se këto dy media janë instrumente të rëndësishme në “nxitje dhe mbështetje të agresionit rus” kundër Ukrainës dhe se ato përfaqësojnë një “kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flutra Muriqi – Kelmendi si një aktore profesioniste në klipin e vëllezërve Abazi

Story i radhës

Hiri i 8,000 viktimave gjendet në një varr masiv në Poloni, afër ish-kampit nazist të Soldaut

Të fundit nga

ShkoLartë