Teleskopi Hapësinor James Webb kap imazhe të detajuara të Unazës Nebula

August 22, 2023
1 minut lexim

Teleskopi James Webb kapi imazhe thellësisht të detajuara të Unazës Nebula të cilat u publikuan ditën e sotme nga NASA.

Reja prej gazit, e quajtur edhe si M57 dhe NGC 6720, përmban 20 mijë globula të dendura dhe të pasura në hidrogjen molekular. Është afro 2500 vite dritë larg nga Toka.

Imazhet e para u kapën nga NIRCam, një prej sensorëve kryesorë të Teleksopit Hapësinor Webb. Është dizajnuar për të identifikuar dritën në spektrin e infra të kuqe dhe mund të kapë imazhe shumë të detajuara.

NIRCam gjithashtu kapi disa imazhe të përditësuara të Shtyllave të Krijimit (Pillars of Creation).

Unaza e Nebulës është zbuluar për herë të parë në 1779 nga astronomët Francezë Charles Messier dhe Antoine Darquier de Pellepoix ndërsa po kërkonin për kometa.

Unaza e Nebulës është krijuar nga shpërthimi i një ylli të mesëm i cili me kalimin e kohës do të shndërrohet në një xhuxh të bardhë, një trup qiellor shumë i vogël, i dendur dhe i nxehtësi i cili përfaqëson hapin e fundit evolucionar për një yll siç është Dielli ynë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Analistët: BE shpresë për progres, dështimi i ndryshimeve kushtetuese fut vendin në konflikt të ngrirë!

Story i radhës

Türkiye hedh poshtë deklaratën e KS-OKB-së për punimet në rrugë në Qipron Veriore

Të fundit nga

ShkoLartë