telegram lancon stories edhe per perdoruesit pa pagese 64db5ae0c2ddc

Telegram lançon Stories edhe për përdoruesit pa pagesë

August 15, 2023
1 minut lexim

Telegram lançoi Stories për të gjithë përdoruesit pasi i bëri të disponueshme vetëm për përdoruesit Premium me pagesë muajin e kaluar.

Njëlloj si Stories në Messenger ato shfaqen në formën e rrathëve në krye të bisedave. Megjithatë Telegram ofron më shumë opsione përshtatjeje duke ju dhënë përdoruesve kontroll mbi shikueshmërinë e tyre dhe kohëzgjatjen.

Duke debutuar së bashku me datëlindjen e 10-të të Telegram, Stories kanë qenë një prej funksionaliteteve më të kërkuara tha kompania. Në mesin e kontrolleve të privatësisë përfshihen disa opsione vizibiliteti për të gjithë, për kontaktet, për kontakte të përzgjedhura apo miq të ngushtë.

8793a8b0 3aca 11ee a6df f7db1f40

Telegram Stories gjithashtu ju jep mundësi përdoruesve ti fshehin nga kontakte të caktuara ndërsa përdoruesit Premium mund të zgjedhin me 6, 12, 24 dhe 48 orë afat shikueshmërie për postimet e reja.

Nga ana tjetër krijuesit e postimit mund të shohin një listë përdoruesish Telegram që kanë parë përmbajtjen e tyre. Funksionalitete përmban edhe reagime ku shikuesit mund të dërgojë përgjigje të ndryshme.

Disa prej opsioneve të avancuara të Stories ofrohen vetëm për përdoruesit e Premium që kushton 5 dollarë në muaj. Telegram Stories po debuton nga dita e sotme në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

faton ahmeti heq dore nga funksioni ne fssh vendos ti perkushtohet teresisht qytetareve te tetoves 64db57993d14e
Story i mëparshëm

Faton Ahmeti heq dorë nga funksioni në FSSH , vendos t’i përkushtohet tërësisht qytetarëve të Tetovës

rritet ne 99 numri i viktimave nga zjarret ne hawaii 64db5b6542a6e
Story i radhës

Rritet në 99 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u goditur “flotën në hije” të cisternave të naftës së

Merr vendimin

Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen
ShkoLartë