Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi hetimin e ngjarjes së ndodhur në Himarë, ku oficeri i lartë i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare që po lundronte në breg.
Meta kërkoi nga organet ligjzbatuese që të hetohet me themel ngjarja e rëndë, që nga mënyra e rikthimit të Arjan Tase në Policinë e Shtetit, pas akuzave për përfshirje në veprimtari kriminale, e deri te pasja apo jo e një leje drejtimi për mjetin lundrues.
“Edhe për rastin konkret duhet hetuar nëse ka qenë me licencë për përdorimin e mjetit. Situata të tilla nuk kalojnë dot me deklarata, po e shikojmë po e bëjmë. Duam një polici të fortë, dhe policia është e fortë kur parandalon.
Në aksin Fushë-Krujë Milot po ndodhin ngjarje të rënda çdo javë dhe e vetmja gjë që bën poliacia është që
Nëse t’i e përdor policinë për të mbështetur çunat problematik dhe kanabizimin e vendit, ti e çon policinë në këtë gjendje ku protagonizmin e bëjnë arrogantët e partisë dhe jo efektivët e devotshëm.
Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë dhe që ndërton këtë raport shtypës me qytetarin. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë një figurë që zbaton vetëm ligjin dhe nuk pranon ndërhyrje.Policia e Shtetit duhet të jetë ajo polici që qytetari e telefonon ajo do t’i gjendet dhe jo kur telefonon policinë t’i vijnë kriminelët dhe gjobaxhinjtë të cilët i kërkojnë llogari pse telefonoi policinë”, tha Meta.