Telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Huawei do të prezantohet më 22 shkurt

Pas prezantimit të P50 Pocket dhe Pocket S, Huawei është duke u përgatitur për prezantimin e një pajisje tjetër të ngjashme, Pocket 2.

Megjithëse kompania kineze nuk ka zbuluar shumë rreth telefonit të ri, thuhet se Pocket 2 do të duket shumë i ngjashëm me dy pajisjet tjera të palosshme që kompania ka prezantuar së fundmi.

Data e prezantimit të modelit Pocket 2 do të jetë më 22 shkurt.

Pajisja fillimisht do të prezantohet në Kinë, por disponueshmëria e saj mund të zgjerohet edhe në shumë rajone të tjera.

Sipas raporteve nga kompania, Pocket 2 do të pajiset me procesorin Kirin 9000S të Huawei, së bashku me 12 GB RAM. Gjithashtu, do të mundësohet nga një bateri 4,520 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66 W, dhe lidhje 5G.

Ky model i ri do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra: Të zezë, vjollcë, dhe të bardhë.

Sa i përket çmimit, Huawei ende nuk ka dhënë detaje.

Story i mëparshëm

Britania ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, Rishi Sunak tregon përmes një video sa të bezdisshëm janë telefonat gjatë mësimit

Story i radhës

Taravari: Mund të kisha zgjedhur rrugën më të thjeshtë duke nxjerrë disa deputetë, por do ishim shkëputur nga votuesit

Të fundit nga