Telefonë Samsung kanë qenë shënjestër sulmesh kibernetike

Tre modelet telefonësh Samsung janë zbuluar me probleme sigurie të cilat janë abuzuar nga një prodhues mjetesh përgjimi për të vjedhur të dhënat personale të përdoruesve.

Hulumtuesit e Google Project Zero thanë se modelet Galaxy S10, A50 dhe A51 ishin prekur dhe vetëm pajisjet Samsung me çipet Exynos janë ekspozuar.

Sulmet janë bërë ndaj objektivave në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Google nuk ka përmendur emrin e kompanisë që ka krijuar mjetet e përgjimit por tha se problemet e sigurisë kanë qenë pjesë e një zinxhiri infektimi.

Google tha se fushata ishte e ngjashme me ato që kemi parë më herët. Ekziston mundësia që Google po i referohet spyuerit Hermit ndërtuar nga një kompani Italiane quajtur RCS Lab.

Shpeshherë firmat komerciale tejkalojnë kufijtë me mjetet e përgjimit. Një shembull është NSO Group, teknologjisë e së cilës përdoren edhe nga aktorë shtetëtore në sulme kibernetike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Normalizimi nënkupton njohjen reciproke”, Kurti flet në Forumin e Paqes për dialogun me Serbinë

Story i radhës

Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Të fundit nga