telefonata e dhimbshme e gjyshes 86 vjecare qe emocionoi gjithe komisariatin e policise 625804e33cd9a

Telefonata e dhimbshme e gjyshes 86-vjeçare që emocionoi gjithë komisariatin e policisë

April 14, 2022
1 minut lexim

“Ndihmë, jam vetëm dhe kam uri. Nuk ha prej  dy ditësh.’’-janë këto fjalët e thëna nga një gjyshe 86-vjeçare, që do të vinin në lëvizje komisariatin e  Afragola-s, një prej komunave më të populluara në Napoli.

Gruaja italiane, e cila pas vdekjes së të shoqit jetonte vetëm, kishte më shumë se 48 orë e pangrënë  dhe nuk kishte marrë as ilaçet e zemrës. Por, përveç këtyre arsyeve madhore vendosi t’u telefononte karabinierëve pasi ndihej vetëm.

Menjëherë sapo e dëgjuan thirrjen e saj për ndihmë, dy prej tyre morën shënim adresën dhe vendosën ta surprizonin duke i shkuar në shtëpi.

“Nuk kam ngrënë prej dy ditësh, nuk kam pirë as ilaçet dhe nuk dija ç’të bëja. Kam parë çdo episod të “Carabinieri” dhe mbaj mend që një grua gjendej në të njëjtën situatë si unë, ndaj vendosa t’ju telefonoj.”-rrëfeu mes lotëve ajo. 

Të prekur nga ajo që po dëgjonin, karabinierët vendosën që t’i përgatisnin një sallatë me atë që kishte mbetur në frigorifer. Pasi pritën që 86-vjeçarja të mbaronte drekën, e shoqëruan për të bërë pazaret dhe i premtuan që do të vinin ta takonin çdo javë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

a do te pranoje donald veshaj te beje reklame me boren aktori shume entuziast per oferten por 625804dde4d7d
Story i mëparshëm

A do të pranojë Donald Veshaj të bëjë reklamë me borën? Aktori shumë entuziast për ofertën, por…

BUJAR OSMANI 1
Story i radhës

Bujar Osmani thotë se nuk është në interes të Shqipërisë të ndahet nga RMV në rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë
ShkoLartë