Aktori i njohur i “Squid Game” O Yeong-su është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale. 78-vjeçari është i pari koreano-jugori që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor në një serial për interpretimin e tij, si një plak në dukje i pambrojtur në thrillerin e Netflix-it.
Sipas raportimeve lokale, prokuroria e Koresë së Jugut e ka paditur aktorin pasi dyshohet se ka prekur në mënyrë të pahijshme një grua në vitin 2017, ndërkohë që O Yeong-su mohon akuzat. Një zyrtar i prokurorisë në qarkun Suwon, raporton se, gjithçka e raportuar nga media lokale për O “nuk është faktikisht e pasaktë”, pa dhënë më shumë detaje.
Pas lajmit, raportet lokale thanë se Ministria e Kulturës e Seulit vendosi të ndalojë transmetimin e një reklame qeveritare në lidhje me inovacionin e saj, ku imazh ishte O Yeongs-su. Suksesi i shfaqjes “Squid game” ka përforcuar ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas famës ndërkombëtare të fituar nga grupi K-pop BTS dhe filmi fitues i Oscarit “Parasite”.