Telashe për skuadrën shqiptare, sulmuesi ganez ia merr përmes FIFA-s 60 mijë euro

February 10, 2022
1 minut lexim

“Panorama Sport” ka  zbular se ish-sulmuesi i Tiranës, Derrik Sasraku, arriti të merrte 60 mijë euro, duke shënuar vetëm një gol e duke luajtur 700 minuta në këtë aventurë.

Vendimi është marrë nga FIFA në gusht dhe i ka dhënë ganezit pesë rroga dhe një dëmshpërblim të majmë për prishjen e kontratës. “Kërkesa e paditësit Derrik Sasraku pranohet pjesërisht.

Pala përgjegjëse, FK Tirana, duhet t’i paguajë paditësit 15,000 euro si shpërblim i papaguar plus 5% interes deri në datën e pagesës efektive.

Pala e paditur duhet t’i paguajë paditësit 45,000 euro si kompensim për shkeljen e kontratës plus 5% interes nga 4 mars 2021 deri në datën efektive të pagesës. Pretendimet e tjera të palëve hidhen poshtë”, shkruante në vendim gjyqtari i FIFA-s, Stijn Boeykens.

Ganezi i ardhur në verën e 2020-ës firmosi një kontratë afatgjatë me Tiranën, por në janar 2021, ai u zhduk nga qarkullimi.

Trajneri i asokohe, Nevil Dede, tha që Sasraku kishte prishur kontratën me Tiranën, ndërsa në shkurt ndodhi një tjetër çudi. Sasraku u paraqit në stërvitje. I kontaktuar nga gazeta, atë kohë Sasraku shpjegoi situatën, duke pranuar se menaxherët e tij i ishin drejtuar FIFA-s për të prishur kontratën.

“Situata është e thjeshtë. Unë kam luajtur i dëmtuar, sepse u lëndova në sfidën me Kukësin në nëntor. Prita gjatë, po kështu menaxheri i shtroi klubit disa kërkesa të tjera, plus ato financiare, ndonëse asnjëherë nuk morën përgjigje. Në këto kushte kërkuam prishjen e kontratës në FIFA”, ishte shprehur Sasraku më 7 mars 2021.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të përballet me emocionet e tij të mëdha?

Story i radhës

KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në bashkinë e Vorës

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë