Afati kalimtar i Barcelonës këtë verë është sërish e kushtëzuar nga nevoja për të larguar lojtarët e tepërt, kursyer disa parà dhe ndërtuar një ekipi pretendent për sezonin e ri, për të qenë në nivel me Real Madrid.
Një porej atyre që është me “valixhen në dorë” është sulmuesi Ansu Fati, për të cilin u fhodh hipoteza e trajnsferimit në Arabi, por që nuk u realizua. Për të komplikuar planet për largimin e tij është edhe dëmtimi i fundit i lojtarit.
Kjo është deklarata e publikuar në faqen zyrtare të Barçës: “Gjatë stërvitjes së së martës, Ansu Fati ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë. Ai do të vazhdojë trajtimin konservativ në Barcelonë dhe do të përcaktohet se kur do të kthehet në stërvitje”.
Ndaj, mbetet të kuptohet se cila do të jetë koha e rikuperimit për këtë dëmtim.
Ndërkohë, për Barçën do të jetë edhe më e komplikuar të vendosë në shitje një lojtar që nuk është në gjendje perfekte fizike.
Shpresa e klubit “blaugrana” është që ndonjë klub të kujtojë se sa premtues ishte 22-vjeçari deri pak kohë më parë, për të humbur më pas mes problemeve fizike dhe paraqitjeve që nuk i përmbushën pritshmërinë. Vjet Ansu fati luajti i huazuar te Brigthon.
Burimi: botasot.info