Te Barcelona janë në ankth për gjendjen e sulmuesit portugez Joao Felix.
Klubi “blaugrana” ka komunikuar dëmtimin e portugezit, të ardhur në gusht në formë huazimi nga Atletico Madrid, në faqen e tij zyrtare. Sulmuesi portugez ka shënuar 7 gola në 28 ndeshje këtë sezon.
“Të martën në mëngjes, gjatë stërvitjes, lojtari i ekipit të parë João Félix pësoi një ndrydhje në ligamentin e kyçin të tij të djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë kohën se kur do të kthehet”, thuhet në deklaratë.
Barcelona gjithashtu njoftoi edhe për gjendjen e mbrojtësit Alejandro Balde: “Ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për shkak të një dëmtimi të tendinit në gjurin e djathtë. Operacioni u krye në Finlandë. Lojtari nuk është i disponueshëm dhe rikuperimi do të përcaktojë rikthimin e tij”.
Balde u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Mbretit në “San Mamés” kundër Athletic Club.
Ai e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua në minutën e 22-të nga Héctor Fort. Testet treguan se Balde kishte një dëmtim të tendinit në këmbën e djathtë, i cili kërkoi operacion.