teknologjite deepfake mund te mashtrojne me lehtesi sistemet biometrike te bankave 628779146f1c9

Teknologjitë deepfake mund të mashtrojnë me lehtësi sistemet biometrike të bankave

May 20, 2022
1 minut lexim

Një ekip hulumtuesish nga Sensity kanë zbuluar se testimet biometrike përdorur nga bankat dhe bursat e kriptomonedhave për të verifikuar identitetet e përdoruesve mund të mashtrohen lehtësisht nga teknologjia deepfake.

Në një raport të publikuar ditën e Mërkure, hulumtuesit e firmës së sigurisë demonstruar sesi fytyra të gjeneruara nga inteligjenca artificiale mashtruan sistemet.

Njohur si mekanizma “know your customer”, procese të tilla verifikimi kërkojnë nga përdoruesit të dërgojnë fotografi mjeteve të identifikimit dhe fytyrës së tyre. Më pas një test live bëhet duke kapur fytyrën e përdoruesit në kohë reale dhe krahasuar atë me një foto selfie dhe foton e mjetit të identifikimit.

Verifikimi KYC përdoret në disa industri përfshirë banka, fintech, sigurime, crypto etj. Hulumtuesit e Sensity ekspozuan dobësitë e 9 prej 10 sistemeve KYC përmes deepfake.

Me mashtrimet në kriptomonedha që po bëhen një normalitet, do të jetë thjeshtë çështje kohe përpara se dobësi të tilla të shfrytëzohen më shumë nga kriminelët kibernetikë ndërsa teknologjia deepfake bëhet më e lehtë përdorur.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zeqiri maqedonia e veriut perballet me trende jo te favorshme demografike 62877861ca1b3
Story i mëparshëm

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

ish lojtari i feyenordit kritikon uefa n qe e la finalen ne tirane 62877927465f9
Story i radhës

Ish-lojtari i Feyenordit, kritikon UEFA-n që e la finalen në Tiranë

Të fundit nga

Ylli shkëlqen në Therandë

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve
ShkoLartë