iPhone 14 ofron 49% më shumë performancë të kamerës në dritë të pakët dhe sipas Apple kjo është e mundur vetëm falë Deep Fusion.
Gjatë evenimentit të prezantimit të iPhone 14 javën e kaluar, Apple zbuloi të gjitha risitë e kamerave të reja që po vinin me linjën e 2022 të iPhone.
Në mesin e përmirësimeve ishte “Photonic Engine”. Kur përdoruesit e iPhone të rinj janë duke realizuar një foto natën, algoritmi Deep Fusion hyn në funksion përpara duke prodhuar ngjyra më të mira dhe performancë më të lartë.
Në iPhone 14 Pro, Apple pretendon se Photonic Engine ofron performancë të shtuar për të gjitha kamerat, të pasme dhe frontale.
Kamera selfie, kryesore dh telefoto ka 2 herë më shumë performancë në errësirë, ndërsa ajo ultra-wide deri në 3 herë. Modaliteti Action Mode, i disponueshëm tek katër modelet iPhone, përdor të gjithë sensorët për të ofruar një video të stabilizuar.
Këto përmirësime softueri Apple i ka kombinuar ma harduerë të rinj. Së pari është kamera 48-megapiksel për modelet Pro. Duke dalë kundër industrisë, Apple ka pajisur iPhone me sensorë 12-megapiksel edhe pse rivalët Android po shisni smartfonë me kamera 48 dhe 108-megapiksel.
Këta të fundit përdornin teknologji si kombinimi i pikselëve për të kapur më shumë dritë dhe si rezultat foto të më detajuara, diçka që edhe Apple do ta bëjë tashmë.
Për shembull iPhone 14 Pro do të kombinojë pikselët e kamerës 48-megapiksel për të prodhuar imazhe 12-megapiksel dhe maksimizuar kapjen e dritës. Por në modalitetin ProRAW përdoruesit mund të realizojnë skena të plota 48-meapiksel.
Një avantazh i sensorit të ri është edhe zmadhimi 2x. Apple ka pajisur kamerën e re edhe me një xham të ri dhe hapje prej f/1.78 dhe gjatësi fokale prej 24mm që është ideale për disa subjekt përfshirë fotot portret.
Përmirësime të tjera të harduerit janë aplikuar edhe në kamerën e re ultra-wide me pikselët 1.4um që ofrojnë foto më të mira macro. Apple ka ridizajnuar plotësisht dritën flash të iPhone 14 Pro.
Si më përpara iPhone 14 Pro mund të realizojë video ProRes me 4K dhe 30 frekuenca në sekondë ndërsa modeli 128GB është i kufizuar në vetëm 1080p për shkak të limiteve të memories. /PCWorld Albanian