Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas shfaqjes mediatike nga ana e qeverisë në objektin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.
Vasili shprehet se qeveria vepron me dy standarde duke sjellë në vëmendje aksionin e paligjshëm të IKMT-së te Presige Resort pak ditë më parë për shkak të linjës edioriale të “Focus Media News”.
Ai thekson se qeveria shkon te Salillari vetëm për videot e shpifura të Edi Ramës ndërsa katet pa leje vazhdojnë të bëhen.
“Salillari me shoke kane marre qindra milione euro pune publike dhe me 99,99% te vleres se tenderave ndaj gjobat i paguajne pa asnje problem se po me parate publike do ti paguajne.
Ndersa Hysenbelliu grup qe nuk ka perfituar as koncesione dhe as tendera publike i futet rruspa e matrapiku te Prestige dhe kercenohet me cdo forme tjeter sepse nuk eshte pjese e tepsise se qeverise”,shkruan Vasili.
Ai ironizon duke thënë se qeveria duhet ta bëjë edhe VKM me porosi dhe Pazar që oligarkët të bëjnë si të duan dhe t’u mbulohet çdo shkelje.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Te “Prestige” rruspat, tek Salillari video dhe Rama si tullumbac, qe e fryjne dhe shfryjne oligarket!
Tek Prestige Resort ne mes te sezonit, me qindra turiste rruspa e matrapiku nuk u ndal me dite te tera sepse nuk shnderronte dot Fokus Grupin ne ER TV.
Ndersa tek keta Salillar and & shkojne vetem per dekor per videot e shpifura te Edi Rames, se kate e ndertime pa leje vazhdojne e bejne sa te duan.
Salillari me shoke kane marre qindra milione euro pune publike dhe me 99,99% te vleres se tenderave ndaj gjobat i paguajne pa asnje problem se po me parate publike do ti paguajne.
Ndersa Hysenbelliu grup qe nuk ka perfituar as koncesione dhe as tendera publike i futet rruspa e matrapiku te Prestige dhe kercenohet me cdo forme tjeter sepse nuk eshte pjese e tepsise se qeverise.
Bejne edhe VKM me porosi e me pazar qe oligarket te bejne si duan dhe tu mbulohet çdo gje.
Fryrjet idiote me ulerima te Edi Rames jane bere tashme rutine e peshtire provinciale, qe shfaqet sa here, qe skandalet e shtrengojne ate per gryke.
Te gjithe qeshin dhe thone : “doli prap ky bufoni, qe bertet si gjeli mbi pleh”!
Estrada e peshtire e Rames luftes me ndertimet pa leje ishte shfaqja e radhes se tullumbaces, qe e fryjne oligarket kliente te tij.
Jane po te njejtet kliente qe e shfryjne prape kamardaren Rama dhe vazhdojne punen e ndertojne kate pa leje, siç e shikoni te filmuar vec nje dite me pare.
Kamardarja Edi Rama dhunon e burgos vetem qytetaret e zakonshem se oligarket as qe pyesin per te se pazaret bashke i kane.