tek drejtori arifi nuk jane gjetur 20 mije euro dyshohet se i punesuari keqperdori emrin e tij 67f534626c610

Tek drejtori Arifi nuk janë gjetur 20 mijë euro, dyshohet se i punësuari keqpërdori emrin e tij

April 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 prill – Një rast i dyshimtë korrupsioni është duke u hetuar në Spitalin e Specializuar Geriatrik, ku në qendër të vëmendjes ndodhet drejtori i këtij institucioni, Muhsin Arifi. Burime të “Sloboden Peçat” bëjnë të ditur se shuma prej 20 mijë eurosh të gatshme, të përfolura si ryshfet i mundshëm, nuk janë gjetur te Arifi gjatë kontrollit.

Sipas informacioneve jozyrtare, paratë janë gjetur tek një ndërmjetës që ishte i punësuar në spital. Ky person e ka identifikuar drejtorin Arifi si njeriun që supozohet se kërkonte para në këmbim të një shtrimi afatgjatë të një pacienti në spital – për një periudhë prej një apo dy vitesh.

Për momentin, nuk është e qartë nëse Arifi ka kërkuar realisht paratë, apo emri i tij është keqpërdorur nga ndërmjetësi për të marrë paratë.

Spitali i Specializuar Geriatrik pranon pacientë të moshës së tretë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kapaciteti i tij është i kufizuar, listat e pritjes janë të gjata, dhe çdo vend i lirë në këtë institucion është shumë i kërkuar, thonë burime të brendshme të spitalit.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

projekti i ujesjellesit ne pallcisht bllokohet nga kryetari i komunes se bogovines 67f5345fb184b
Story i mëparshëm

PROJEKTI I UJËSJELLËSIT NË PALLÇISHT BLLOKOHET NGA KRYETARI I KOMUNËS SË BOGOVINËS

pjese e ekipit te lacivita pd zbulon nje nga emrat e amerikaneve qe do te drejtoje fushaten e koalicionit pd shqiperia madheshtore 67f539c321d05
Story i radhës

Pjesë e ekipit të LaCivita, PD zbulon një nga emrat e amerikanëve që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”!

Të fundit nga

ShkoLartë