Balerini i dashur për publikun, Ilir Shaqiri, ishte sot i ftuar në emisionin “Breakin” në Top News, ku dha një intervistë ndryshe nga herët e tjera. Ai iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta, ku tha se në “Big Brother VIP” ishte penduar se u ka dhënë besim disa personave që nuk e meritonin.
Fituesi i BB VIP duhej që të plotësonte fjalinë që moderatorja Sidorela Gjoni e niste.
Pjesë nga kjo intervistë:
Jam krenar që… jam shqiptar
Tek Arjola më pëlqen… fisnikëria
Pika ime e dobët në BB VIP ishte… lëshimin në disa gjëra
Jam penduar që.. i kam dhënë besim disa personave
Emrin ma kanë vendosur… prindërit
Mbaj gjithmonë me vete… tatuazhin e BB VIP, jam i lumtur që e kam bërë
Në gatim jam… 10 me yll
Qyteti im i preferuar është… Tirana, por kam Romën dhe vendet ku shkoj të peshkoj
Data më e rëndësishme… dita e lindjes së vajzës. Do nisëm të mërkurën për Itali për ta takuar.
Nuk bëhem pishman për… durimin që kam pasur
Kohën e lirë e kaloj duke… peshkuar
Nëse nuk do isha balerin do isha… pilot avioni
Filmi im i preferuar… filmat shqiptarë
Këshillat ia dëgjoj vetëm… gjithë atyre që më duan
Premtoj që… do jem prezent në Shqipëri.