tebas shpresoj qe te vije te real madrid 627ea0f8d1d08

Tebas: Shpresoj që të vijë te Real Madrid…

May 13, 2022
1 minut lexim

Javier Tebas beson se Erling Haaland do ta kishte patur shumë të vështirë të përshtatej te Real Madrid. Presidenti i La Liga-s ka folur në lidhje me sulmuesin norvegjez dhe Kylian Mbappe me rastin e hapjes së restorantit Twenty Nine të La Liga-s në Madrid.

I pyetur në lidhje me vendimin e Real Madrid për t’u tërhequr nga gara për Haaland, Tebas ka thënë: “Duke parë lojtarët që ka Real-i, nuk e di nëse do të kishte gjetur një vend aty.

“Karim Benzema, Vinicius Junior, lojtarë të këtij niveli… Nuk e di nëse kishte diçka për t’i ofruar Real Madrid-it”, kanë qenë fjalët e Tebas. “Natyrisht, mua do të më kishte pëlqyer që të vinte në kampionatin tonë, por nuk mund t’i kemi të gjithë”.

Një sulmues që pritet të transferohet në Spanjë këtë verë është Kylian Mbappe, i cili jepet një hap larg Real Madrid-it.

“Shpresoj që të vijë në restorant para shtatorit”, ka bërë shaka Tebas.

“Nuk mendoj se do të qëndrojë te Paris Saint-Germain. Një lojtar i atij niveli nuk e nënshkruan kontratën në minutën e fundit. Shpresoj që të vijë te Real Madrid”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vetem apo cift ne diten e fundit te emisionit laureta vendos perfundimisht si do te largohet nga perputhen 627ea0f39307f
Story i mëparshëm

Vetëm apo çift? Në ditën e fundit të emisionit, Laureta vendos përfundimisht si do të largohet nga “Për’puthen”

drejtori i policise takohet me ambasadorin amerikan 627ea124a3040
Story i radhës

Drejtori i Policisë takohet me ambasadorin amerikan

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë