tebas i jep nje keshille te dhimbshme barcelones bejeni kete dhe nuk do te keni me krize financiare 65e2ee70acdc8

Tebas i jep një këshillë të dhimbshme Barcelonës: Bëjeni këtë dhe nuk do të keni më krizë financiare

March 2, 2024
1 minut lexim

Javën e kaluar, presidenti i La Ligas Javier Tebas doli për të thënë se Kylian Mbappe , lojtari më i shtrenjtë në botë, është praktikisht një lojtar i Real Madridit.

Këtë javë, ai po i kërkon Barcelonës të shesë lojtarët e saj të mëdhenj për të balancuar rezervat e tyre.

I pari i La Ligas ka thënë se kriza financiare e katalunasve do të merr fund nëse Barça do t’i shes dy ose tre yjet e ekipit.

“Barça do të dalë nga situata në të cilën ndodhet”, u tha Tebas gazetarëve në një ngjarje.

“Barça ka dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë të cilët mund t’i shesë dhe me këtë, zgjidh një pjesë të madhe të problemit dhe gjeneron të ardhura. Ata kanë më shumë opsione”.

“Ata janë një klub që fiton gati 1 miliard euro. Nuk do të bëhet kështu, me siguri. Ata po kalojnë, si shumë klube, një situatë të komplikuar dhe ‘Fair Play Financiar’ ynë i detyron ata të jenë aty ku janë”.

“Por ata ende nuk janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kanë shanse për të fituar La Ligën spanjolle”, përfundon Tebas.

Emrat më të përfolur për tu larguar nga Barcelona gjatë verës janë Raphinha, Ansu Fati, Frenkie de Jong, Ronald Araujo dhe Jules Kounde.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

risi ne maturen shteterore jo me pergjigje ne viber dhe as kopjim nga njeri tjetri 65e2ec8f64abe
Story i mëparshëm

Risi në maturën shtetërore: “Jo më përgjigje në “Viber” dhe as kopjim nga njëri – tjetri!

stuhia e forte e dimrit drejt shtetit amerikan priten reshjet me te medha te vitit 65e2eee9c23f2
Story i radhës

Stuhia e fortë e dimrit drejt shtetit amerikan, priten reshjet më të mëdha të vitit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë