Teatri “Adriana” në qytetin e Ferizajt u ka bërë thorrje të gjithë krijuesve të artit skenik për shfaqjet teatrale të dorëzojnë propozim-projektet e tyre deri më 14 maj të këtij viti.
Shfaqjet e realizuara në kuadër të kësaj thirrje do të jenë pjesë e reportorit të teatrit “Adriana”për periudhën 2025-2026.
Sipas njoftimit të teatrit, dokumentet mund t’i dorëzojnë në platformat e tyre elektronike dhe në objektin e Komunës së Ferizajt.
“Vlen të theksohet se propozim projektet që nuk do të përmbushin të gjitha kërkesat, nuk do të shqyrtohen”, thuhet midis të tjerash në njoftim.
Burimi: botasot.info