te vjen zor gjysma e qeverise ne burg tom doshi njerezit qe vjedhin qytetaret nuk na perkasin ne 680954ade9f72

“Të vjen zor, gjysma e qeverisë në burg”/ Tom Doshi: Njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne

April 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka zhilluar një takim elektoral në Shkodër ku ka theksuar se ai dhe ekipi i tij po sulmohen si nga PS dhe nga PD.

Doshi ka deklaruar se sot të vjen turp kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim ndërsa nuk kurseu as kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Becin duke thënë se Ps ka një drejtues fushate që është i pandehur.

“I kam 20 vjet me ju, kjo është e gjashta herë që kandidoj në Shkodër. Ju kam shërbyer me sa mundësi kam pasur. Më shumë na kanë sulmuar se na kanë mbështetur. 8 vjet ishte Berisha, 12 vjet Rama, vijnë sot dhe kërkojnë votën.

Në 2013 Berisha ka lënë pushtetin si i korruptuar edhe sot të vjen zor ku sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim.

Shumëkush thotë pse po e sulmon qeverinë. Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje. Njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne.

Kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur. Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët. Ne kemi një ekip më të mirë se dy forcat e tjera politike që na sulmojnë përditë.

Programi ynë është social është për të varfërit”, tha Doshi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dimitrieska kocoska rritja e projektuar prej 37 per qind reale mundesi te hapura per transferim te kapaciteteve nga vendet evropiane ne vendin tone 68094f2e8ec5d
Story i mëparshëm

Dimitrieska Koçoska: Rritja e projektuar prej 3,7 për qind reale, mundësi të hapura për transferim të kapaciteteve nga vendet evropiane në vendin tonë

kica xhelili per haxhiun nje person i cili shkel kushtetuten ne vazhdimesi dhe ndjen krenari eshte i padenje per te perfaqesuar legjislativin 68095e0ed2bc0
Story i radhës

Kica-Xhelili për Haxhiun: Një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari, është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin

Të fundit nga

Alba Pollozhani largohet nga ‘Ferma Vip’

Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplak Albano. “Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2”, thuhej në zarfin e dërguar

Amorimi me gjest të madh

Ruben Amorim ka paguar për 30 anëtarë të stafit të tij mbështetës te Manchester United që të marrin familjet e tyre në finalen e Europa League javën e ardhshme në Bilbao, Spanjë,
ShkoLartë