Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka dhënë detaje në lidhje me denoncimin që bëri pak më parë në rrjetet sociale, ku tha Avokati i Shtetit ka marrë selitë e Partisë Republikane, Partisë Demokristiane dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Në një intervistë për Ora News ai tha Avokati i Shtetit ka ndryshuar bravën e selisë dhe janë sekuestruar arkivat e Partisë Demokristiane si dhe vula e saj.
Sipas tij, kjo vjen në një moment kur Ndoka ka thirrur kongresin e jashtëzakonshëm.
Nard Ndoka: Ne mbijetojmë vetëm me kuotat e anëtarësisë, duke i paguar të gjitha detyrimet që kemi me shtetin për organizimin normal të një partie politike. Megjithëse se ne ndodhi në një situatë të organizimit të partisë politike, për faktin që unë kam thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm, në mënyrë të paprecedentë, avokati i Shtetit ndryshon bravën e Selisë. Është sekuestruar e gjithë arkiva politike e Partisë Demokristiane, vula e kësaj partie nga avokati i shtetit dhe policia e shtetit. Si unë dhe Partia Republikane. Ndërkohë zyra e PDNJ është nxjerrë në rrugë