Të vdekur dhe të plagosur pas sulmeve në stacione

1 minut lexim

Autoritetet këtu kanë njoftuar një numër goditjesh raketore ruse në stacionet perëndimore dhe qendrore të Ukrainës.

Kreu i rajonit qendror Vinnytsia sapo ka njoftuar në Telegram se atje ka të vdekur dhe të plagosur, pas sulmeve në stacionet Zhmerynka dhe Kozyatyn, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Serhiy Borzov nuk tha se sa viktima kishte, por tha se rusët po përpiqeshin të godisnin “infrastrukturën kritike”.

Hekurudhat ukrainase kanë anuluar ose devijuar trenat në perëndim dhe qendër pas sulmeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nedellkovski: Ende s’ka marrëveshje me Qeverinë për grevën, pasdite pritet takim i ri

Story i radhës

​Dy yjet e Real Madridit në dyshim për përballjen me Cityn

Të fundit nga