Mijëra qytetarë u mblodhën në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Por siç njoftuan organizatorët e protestës në një pjesë të bulevardit ishin fikur dritat, ndërsa iu bë thirrje protestuesve që të ndezin dritat e telefonit.
“Nga ura deri tek sheshi Skënderbej janë fikur dritat sepse nuk duan ta shohin sa jemi në këtë shesh. Ju lutem të gjithë ndizni dritat e telefonit që ta shohin sa jemi”, tha moderatori i protestës.
Gazetari: Po i fikin dritat qëllimisht, bulevardin e keni plot. Të valëviten flamujt shqiptarë, Rama ik! Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg. Protestuesit brohorasin: Rama ik!