Të shtunën organizohet aksion masiv për pastrimin e Prishtinës

Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se të shtunën do të mbahet aksion masiv për pastrimin e Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, takimi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 10:00.

“Miq dhe dashamirë të mjedisit, të shtunën me datën 28 Tetor 2023, edhe njëherë mobilizohemi për një Prishtinë më të pastër dhe një Kosovë më të gjelbër!”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se aksioni është organizuar në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8 dhe mbështetjen e Komunës së Prishtinës.

“Ky është momenti për të treguar dashurinë ndaj qytetit tonë dhe mjedisit ku jetojmë! Çdo ndihmë dhe pjesëmarrje janë tejet të çmuara!”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuka kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dhabit

Story i radhës

Moti sot me reshje shiu

Të fundit nga