Disa lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në ora 16:00.
KRU “Prishtina”, thotë se do të ketë punime të planifikuara teknike në ndërrimin e rrjetit nga Komuna e Prishtinës.
Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-16:00 mbesin këto zona (rrugë): Rruga ” Nënë Tereza”, Rruga “Rexhep Luci”, Rruga “Qamil Hoxha”, Rruga “Tringë Smajli”, Rruga “Bajram Kelmendi”, Rruga “Agim Ramadani”, si dhe rrugët në Qendër.
Detaje tjera nuk u japen.
Burimi: botasot.info