Me datë 26 nëntor, në sallën e pingpongut në Prishtinë, do të mbahet turneu i pingpongut për personat e shurdhër.
Marrëveshja e nënshkruar javë më parë mes kryetari të klubit Priping z.Kastriot Orana dhe Kryetarit të Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë z.Armend Ademi do të sjellë në realitet organizimin e turneut të pingpongut për të gjitha shoqatat e të shurdhërve në Kosovë.
Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, me datë 26 Nentor 2022, duke filluar nga ora 10:00 dhe do të zhvillohet në sistem eliminimi. Secila shoqatë do t’i ketë nga 4 përfaqësues, 3 lojtarë dhe 1 rezervë dhe do të luajn në systemin A B C kunder X Y Z.
Shorti për 7 ekipet pjesëmarrëse do të hudhet të mërkurën në ora 20:00, në hapsirat e Shoqatës së Shurdhërve në Prishtinë.
Turneu do të organizohet nga Shoqata e të Shurdhërve të Prishtinës dhe Klubi i Pingpongut Priping, ndërsa është përkrahur Departamenti i Sportit në Komunen e Prishtinës.