Të shtënat në Paris/ Turmat akuzojnë turqit si autorët e sulmit: Erdogan, terrorist!

1 minut lexim

Detaje të reja dalin në pah nga të shtënat në Paris ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Prokurorja e Parisit Laure Beccuau në një konferencë shtypi nga vendngjarja, u shpreh se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, teksa ka shtuar se motivi për ngjarjen mbetet ende i paqartë.

Ndërsa Beccuau fliste,  një turmë atje pranë bërtiste “Erdogan, terrorist. Shteti turk, vrasës”, duke iu referuar presidentit turk Recep Tajip Erdogan. Turmat

“Është hapur një hetim për akuzat e vrasjes me dashje dhe dhunës së rëndë”, tha prokurorja e Parisit.

Deri më tani, i dyshuari kryesor si atentat i të shtënave është një 69-vjeçar, ndërkohë autoritete franceze janë duke punuar për identifikimin e plotë të tij.

Incidenti ndodhi në rue d’Enghien, që ndodhet midis Saint-Denis dhe Montmartre pranë stacionit të trenit Gare de l’Est në lagjen e 10-të në Paris.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sefaj: Ligji për zyrtarët publik diskriminues, duhet ta kishin një të mirëfilltë

Story i radhës

Ja sa fiton Dua Lipa mesatarisht brenda një dite – deklarohet pasuria e saj neto

Të fundit nga