Të shtënat në Mitrovicë, forcat e EULEX “zbarkojnë” në veri të Kosovës, nisin patrullimin e zonës

December 6, 2022
1 minut lexim

Vijon të mbetet e tensionuar situata në Mitrovicën e Veriut pas raportimeve për disa të shtëna me armë dhe shpërthime.

Pak minuta më parë policia e EULEX është parë që të patrullojë në vendngjarja pas shpërthiemve të ndodhura në oblejktin ku pritej të dorëzoheshin materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 18 dhjetorit.

Në një video të publikuar nga mediat e Kosovës shihet se trupa të shumtë të forcave të EULEX kanë zbritur në terren dhe kanë nisur patrullimin e zonës ku kanë ndodhur shpërthimet.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa mënyra se si ta mbani gripin larg, sidomos gjatë stinës së ftohtë të dimrit

Story i radhës

Bëri bujë me deklaratën ndaj Shaqirit, reagon sërish këngëtarja serbe

Të fundit nga

ShkoLartë