Të shtënat me armë zjarri në shkollë, Biden: Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit

May 25, 2022
1 minut lexim

Presidenti Joe Biden pati një fjalim emocional pas sulmit me armë zjarri që ndodhën në shkollën filore Rob në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se para se të bëhej president nuk ka shpresuar se me ngjarje të tilla nuk do të ndeshej.

“Ka shumë gjëra që nuk i dimë ende, por edhe ka shumë gjëra që ne dimë. Prindërit nuk do ta shohin më kurrë fëmijën e tyre, ata më kurrë nuk do të do t’i gjuajnë fëmijët në shtrat dhe nuk do të përqafohen me ata”.

“Prindër që nuk do të jenë kurrë të njëjtë. Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit”, tha Biden.

Duke iu kthyer çështjes së legjislacionit për kontrollin e armëve, Biden iu lut ligjvënësve që ta “ta kthenin këtë dhimbje në veprim”.

“Unë jam i sëmurë dhe i lodhur nga kjo. Ne duhet të veprojmë. Dhe mos më thoni se nuk mund të kemi ndikim në këtë masakër”, tha Biden, duke pyetur: “Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë?”

“Ku është në emër të Zotit shtylla jonë për të pasur guximin për t’u përballur”, shkruan CNN.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turqia kërkon që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s, por me një kusht

Story i radhës

Edhe në tre shtete tjera shfaqen rastet e para me lijën e majmunëve

Të fundit nga

A do të rriten pagat e administratorëve?

4 Shkup, 14 janar – Rikthehet epoka kur punëtorët dalin në rrugë për të kërkuar paga më të dinjitetshme. Prandaj, mos ta rikthyer kohën më të kobshme kur në krye të vendit

Interpelanca ndaj Ilire Dautit, reagon Afrim Gashi!

Pasi ditë më parë. 61 deputet nga VMRO-ZNAM-LEVICA votuan “PËR”, në interpelancën kundër Ilire Dautit, ka reaguar sot, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Thotë se interpelanca ndaj Dautit ka përfunduar sipas procedurave
ShkoLartë