Disa njerëz u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një lagje qendrore të Parisit, raportoi të premten rrjeti televiziv francez BFM TV.
Policia ka arrestuar të armatosurin e dyshuar, thuhet në raport.
Policia e Parisit në Twitter tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar.
Ajo u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë.