Të shtëna në një xhami në Francë gjatë kohës kur po falej Kurban Bajrami, personi i armatosur në arrati

1 minut lexim

Personi i armatosur që plagosi një besimtar mysliman sot derisa po falej Kurban Bajrami në xhaminë në Choisy-le-Roi të Francës është ende në arrati.

Një burim për “The Mirror” ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Të shtënat ndodhën rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa burri ishte duke festuar Kurban Bajramin. Dy të shtëna u qëlluan në drejtim të xhamisë dhe viktima u godit në këmbë. Jeta e tij nuk është në rrezik”, tha burimi për Mirror.

Lidhur me rastin është hapur hetim nga prokurorët për “vrasje në tentativë”.

Derisa, personi i armatosur është në kërkim.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Cilat nëna lindin fëmijë më të zgjuar?

Story i radhës

Reflektimet e gazetarit të BBC-së pas 25 vitesh nga çlirimi i Kosovës: “Transformim kaq i madh, ishte aq zymtë asokohe”

Të fundit nga