Dy persona u vranë dhe 10 u plagosën nga të shtënat në një klub nate në qytetin Cedar Rapids, në shtetin federal amerikan të Iowas, njoftuan sot autoritetet lokale.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në një klub nate dhe se oficerët e policisë që patrullonin qendrën e qytetit reaguan me shpejtësi, raporton thehill.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur një apo më shumë sulmues të dyshuar.
Gjithashtu nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar, por ka theksuar se nuk ka më asnjë rrezik për popullatën.
Ndryshe, nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe gjendja e të plagosurve pasi së pari duhet të informohen familjarët e tyre.