Të shtëna në një kishë në Sacramento – pesë persona u vranë, duke përfshirë tre fëmijë

March 1, 2022
1 minut lexim

Burri vrau tre fëmijët dhe gruan e tij dhe pas kësaj i mori jetën vetvetes në të shtënat që ndodhën në një kishë në Sacramento, Kaliforni, njoftuan autoritetet lokale.

Një burrë hyri në një kishë në lagjen Ardennes-Arcade dhe vrau tre nga fëmijët e tij, të gjithë nën moshën 15 vjeçare, përpara se të bënte vetëvrasje, tha Rod Grassman nga Zyra e Sherifit të Qarkut Sacramento.

Personi i pestë i gjetur i vdekur është identifikuar si gruaja e vrasësit, tha për CNN, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitan i Sacramento, Parker, Kapiteni Wilburn.

Kishte njerëz të tjerë në Kishën në Sacramento në kohën e të shtënave, por askush nuk u përfshi në të shtënat, shtoi Wilburn.

Nuk dihet nëse shërbesa po bëhej në kishë në atë kohë.

Zyra e Sherifit të Qarkut Sacramento u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pas raportimit për të shtënat.

Guvernatori Gavin Newsom e përshkroi të shtënat si “një tjetër akt të pakuptimtë të dhunës së armatosur në Amerikë”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksperti amerikan shpjegon çka përfiton Kosova nga lufta Ukrainë-Rusi/ Çfarë çmimi do të paguajë Vladimir Putini

Story i radhës

Tetë gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëni kur e bija ju thotë se është e dashuruar

Të fundit nga

ShkoLartë