Të shtëna me armë zjarri në zonën kufitare Kosovë-Serbi

April 14, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten në afërsi të fshatit Bube, Komuna e Zubin Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i tha medias kosovare se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund t’ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.

Më herët në media u raportua se objekviti i sulmeve kishte qenë një patrullë e policisë kufitare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeziu: Raporti i DASh-it është brengosës për Kosovën

Story i radhës

Çani zbulon prapaskenat e demokratëve me amerikanët: I thërrasin nëpër hotele!

Të fundit nga

ShkoLartë