Një konflikt mes dy personave në Bulqizë ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht pa të lënduar.
Burime bëjnë me dije për Top Channel, se ngjarja ka ndodhur në Njesinë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Sebenit.
Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt, kanë pasur konflikte edhe më parë por ende nuk dihet arsyeja e tyre.