Të shtëna me armë në Vlorë, policia në vendgjarje

1 minut lexim

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke alarmuar policinë e Vlorës.

Rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kishte shkuar në plazh me vëllain dhe bashkëshorten e tij, mbytet 12-vjeçari shqiptar në Ulqin

Story i radhës

Maqedonia e Veriut pritet të ndihmojë Ukrainën me tanke dhe avionë! Kievi: Kombet e vogla po tregojnë më shumë guxim se…

Të fundit nga