te shtena me arme gjate festimeve te 4 korrikut ne bruklin tete te plagosur 6a4a40288e1ed

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

July 5, 2026
1 minut lexim

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, vonë mbrëmjen e 4 korrikut.



Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, oficerët kanë reaguar rreth orës 22:37 me orën lokale, pas raportimeve për të shtëna në zonë.

Të plagosurit janë katër të rritur dhe katër fëmijë të moshave 6, 7, 12 dhe 14 vjeç. Dy të rritur burra dhe dy gra gjithashtu kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një 21-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri në vendngjarje, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim. Ngjarja ndodhi gjatë festimeve të 4 Korrikut në zonën e Coney Island.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas 26 vitesh rikthehet shkolla e mesme policore mpb hap konkurs per 200 nxenes 6a4a2e4e24980
Lajmi i mëparshëm

Pas 26 vitesh rikthehet shkolla e mesme policore, MPB hap konkurs për 200 nxënës

avni islami ngre alarmin pas deklarates se sheshelit kosova duhet te 6a4a44b9563a3
Lajmi i radhës

Avni Islami ngre alarmin pas deklaratës së Sheshelit: Kosova duhet të…

Të fundit nga

ShkoLartë