avni islami ngre alarmin pas deklarates se sheshelit kosova duhet te 6a4a44b9563a3

Avni Islami ngre alarmin pas deklaratës së Sheshelit: Kosova duhet të…

July 5, 2026
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratës së politikanit serb Vojislav Sheshel, i cili ka thënë se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”.

Islami vlerëson se kjo deklaratë pasqyron qëndrimet e spektrit politik në Serbi ndaj Kosovës dhe bën thirrje për forcimin maksimal të kapaciteteve të sigurisë në vend.

Sipas tij, Kosova duhet të fuqizojë Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë, duke theksuar se “balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”.

Postimi i Islamit:

Reagim me shkas,

Rreth shtatë muaj më parë, presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia po pret rrethana të tjera të favorshme që të hyjë në Kosovë me ushtrinë e saj për ta okupuar atë.

Është interesant që pas kësaj periudhe, lajmërohet mësuesi dhe frymëzuesi i Vuçiçit, Vojsllav Shesheli. Ai deklaroi së fundmi se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”. Ky politikan antishqiptar, i cili në vazhdimësi ka bërë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve, tregon qartë se çfarë mendojnë dhe planifikojnë ata për ne. Kur bëhet fjalë për Kosovën, i gjithë spektri politik në Serbi mendon njësoj, pa dallim mes pozitës dhe opozitës.

Prandaj, ne duhet të forcohemi maksimalisht në fushën e sigurisë, duke fuqizuar Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë e vendit tonë. Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te shtena me arme gjate festimeve te 4 korrikut ne bruklin tete te plagosur 6a4a40288e1ed
Lajmi i mëparshëm

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

sherr me sepate ne korce i plagosuri perfundon ne spital 6a4a453115475
Lajmi i radhës

Sherr me sëpatë në Korçë, i plagosuri përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë