sherr me sepate ne korce i plagosuri perfundon ne spital 6a4a453115475

Sherr me sëpatë në Korçë, i plagosuri përfundon në spital

July 5, 2026
1 minut lexim

Një person është goditur me sëpatë këtë të diel në lagjen nr.1, të Korçës.

Njëri prej tyre raportohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur personin tjetër me të cilin është konfliktuar verbalisht një natë më parë.

Konflikti i mbrëmshëm ka vazhduar ditën e sotme ku disa minuta më parë, të dy personat janë konfliktuar sërish por këtë herë ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në shpatull por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor do vijojë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avni islami ngre alarmin pas deklarates se sheshelit kosova duhet te 6a4a44b9563a3
Lajmi i mëparshëm

Avni Islami ngre alarmin pas deklaratës së Sheshelit: Kosova duhet të…

agjencia britanike thote se nje anije eshte sulmuar ne detin e kuq 6a4a459307835
Lajmi i radhës

Agjencia britanike thotë se një anije është sulmuar në Detin e Kuq

Të fundit nga

ShkoLartë