Një agjenci detare britanike ka njoftuar se një anije me mallra është sulmuar në Detin e Kuq.
Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka njoftuar se anija dërgoi një sinjal shqetësimi, duke thënë se ishte sulmuar nga “sulmues të armatosur të panjohur” në brigjet e al-Hudaydah, një qytet portual i madh në Jemen.
Sipas kësaj qendre, autoritetet janë duke e hetuar incidentin, derisa anijeve u është këshilluar të kalojnë tranzit me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
Raportohet se sulmi deri më tani nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.
Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë Detin e Kuq, filluan të nisin sulme kundër anijeve në rajon në vitin 2023, megjithëse që atëherë kanë ndaluar. Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka shpallur Houthi-të si një organizatë terroriste.
Burimi: botasot.info


