adele formula 1 me afroi me shume se kurre me djalin tim 6a4a465dbaa04

Adele: Formula 1 më afroi më shumë se kurrë me djalin tim!

July 5, 2026
1 minut lexim

Adele ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj private, duke zbuluar se pasioni i djalit të saj 13-vjeçar, Angelo, për Formula 1 i ka afruar më shumë se kurrë.

Këngëtarja britanike surprizoi stafin e McLaren Racing me një vizitë në selinë e ekipit, ku u takua me drejtorin ekzekutiv Zac Brown, si edhe me pilotët Lando Norris dhe Oscar Piastri, shkruan DailyMail.

Gjatë bisedës, Adele tregoi se gjithçka nisi kur Angelo u apasionua pas kartingut, sporti nga ku e nisin karrierën shumica e pilotëve të Formula

Djali im është i çmendur pas kartingut. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion kaq të madh, ndaj përpiqem ta mbështes. Ai është i fiksuar… por tani jam bërë edhe unë e fiksuar-u shpreh artistja.

Ajo pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që një sport motorik do ta ndihmonte të krijonte një lidhje edhe më të fortë me djalin e saj.

Kur fëmija yt ka një pasion, duhet ta mbështesësh dhe të interesohesh edhe ti. Nuk e prisja që do të lidhesha me djalin tim, i cili po hyn në adoleshencë, duke diskutuar për pilotët, makinat dhe garat. Ka qenë diçka shumë e bukur-tha Adele.

Gjatë takimit me Lando Norris, këngëtarja bëri edhe një tjetër rrëfim që surprizoi fansat, duke pranuar se nuk këndon më aq shpesh sa dikur.

Nuk këndoj shumë shpesh tani-tha ajo, ndërsa e përshkroi karrierën e saj si diçka që ende i duket e pabesueshme.

Fituesja e 16 çmimeve Grammy foli edhe për marrëdhënien e saj me famën, duke pranuar se nuk është mësuar kurrë plotësisht me të.

Sipas saj, ende e habit fakti që një vajzë e rritur në Tottenham arriti të bëhej një nga artistet më të suksesshme dhe më të shitura në botë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjencia britanike thote se nje anije eshte sulmuar ne detin e kuq 6a4a459307835
Lajmi i mëparshëm

Agjencia britanike thotë se një anije është sulmuar në Detin e Kuq

kodi zgjedhor mickoski pas takimit te mbremshem jam me pak optimist 6a4a4a4d5a508
Lajmi i radhës

Kodi Zgjedhor, Mickoski: Pas takimit të mbrëmshëm, jam më pak optimist

Të fundit nga

ShkoLartë