Policia e Prilepit ka arrestuar një qytetar 53 vjeçar nga Resnja, i cili sot diçka pas mesdite në qendër të Prilepit, para tregut të qytetit, me furgonin e tij “mercedes sprinter” ka tentuar të shtypë me automjet inspektorë komunalë dhe një nëpunës policor, të cilët po kryenin veprime zyrtare.
“Sipas denoncimit, në Tregun e qytetit të Prilepit, derisa po shiste prodhime me automjet, ai ishte larguar nga inspekcioni. N.K. është arrestuar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale. Inspektim do të bëhet, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër autorit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në kumtesën e SPB Manastir./MIA