Thënie për çdo femër nga Vanessa Incontrada:
“Jeta ndryshon. Është normale të ndryshojë edhe dashuria. Mjafton që në mes të të dyve të mbetet njëfarëtërheqjeje, njëfarë pasioni, dhe të mos pretendohet ta krahasosh dashurinë pas 10 vitesh, me atë në vitin e parë apo të dytë të njohjes”.
“E pyes shpesh veten nëse jam një nënë e mirë, duke qenë se e kaloj gjithë ditën jashtë shtëpisë. Çdo herëqë hyj në mbrëmje në shtëpi, e gjej duke luajtur me baby-sitterin dhe pyes veten: “A më mban mend? A më njeh kush jam?””.
“Jemi shndërruar në persona shumë të aftë për të kritikuar, kur në fakt duhet të shohim veten tonë nëfillim. Thuajse gjithmonë ata që i akuzojnë të tjerët, ata që hiqen si moralista, janë më të këqinjtë”.
“Të shohësh femra të qeshura është e vështirë. Femrat detyrohen të jenë përherë të vëmendshme. Nëse për njëmashkull është e lehtë në debate të shajë, sharje të cilat ndonjëherë provokojnë të qeshura tek të tjerët, njëfemër s’mund ta bëjë dot këtë gjë. Nëse një femër flet për seksin, ose thotë ndonjë fjalë të tepruar, duhet të jetëpërherë e vëmendshme, sepse do të shihet gjithmonë në mënyrë të dyshimtë nga të tjerët”.
“Të qenurit nënë më ka dhënë qetësi dhe i ka ndryshuar prioritetet e mia. Përpara se të mendoj për veten, unëmendoj tashmë për fëmijën timë. Por mendoj njësoj si më parë, shtatzënia është një eksperiencë e bukur dhe e rëndësishme për çdo femër”.
“Kur bëhesh nënë, fytyra dhe sytë e tu ndryshojnë. Në njëfarë mënyre bëhesh më e pjekur, më e vetëdijshme për atë që je dhe për atë që do”.
“Nëse ke një djalë që të do, dije se ndjenjat e vërteta shkojnë përtej peshës tënde”.
“Kam pasur gjithmonë një raport moskokëçarës me fizikun tim. Jam një person që e pëlqen ushqimin. Mëka ndodhur në të shkuarën të shëndoshem dhe nuk e kam parë këtë gjë si një problem”.
“Trupi im më ka bërë dhuratën më të shtrenjtë të jetës sime: Lukën. E konsideroj trupin tim tëshëndetshëm. Mjaft e humbëm kohën tonë të çmuar duke dëshiruar të jemi ndryshe nga ç’jemi”.